Kryetari i LDK-së ia dërgon 5 emra Kryeministrit Kurti për zëvendësministra

20.02.2020

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se i ka propozuar kryeministrit Albin Kurti emrat për zëvendësministra. Mustafa ka shkruar se pas trajtimit në Kryesi të partisë ka marrë vendim për propozimin e disa zëvendësministra. Propozimet e Mustafës janë: Agim Krasniqi, Xhavit Rexhaj, Fatbardha Emini, Ismet Beqiri, Florian Dushi. Ai ka bërë […]

Kryetari i LDK-së ia dërgon 5 emra Kryeministrit Kurti për zëvendësministra Foto: Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se i ka propozuar kryeministrit Albin Kurti emrat për zëvendësministra.

Mustafa ka shkruar se pas trajtimit në Kryesi të partisë ka marrë vendim për propozimin e disa zëvendësministra.

Propozimet e Mustafës janë: Agim Krasniqi, Xhavit Rexhaj, Fatbardha Emini, Ismet Beqiri, Florian Dushi.

Ai ka bërë të ditur se kandidatët tjerë do të caktohen në ditët në vijim.

Postimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

Të nderuar qytetarë,
Pas trajtimit në Kryesi, të çështjes së zëvendësministrave, ia kam ofruar Kryeministrit Kurti këto kuadra të LDK-së për zëvendësministra:

Agim Krasniqi, zëvendësministër i Financave dhe Transfereve. Ekonomist. Ka punuar një kohë të gjatë si drejtor i Departamentit të Buxhetit, ka qenë Zëvendësministër i Financave dhe Ministër në Detyrë i Financave. Anëtar i Këshillit të Ekspertëve të LDK-së.

Xhavit Rexhaj – zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Profesor. Ka udhëhequr grupin e akspertëve të Lidhjes Dekokratike të Kosovë për hartimin e programit të arsimit të LDK. Ka mbaruar studime master në Varshavë e në Oxford në fushën e studimeve britaneze, në Prishtinë e në Zagreb në fushën e letërsisë angleze dhe pedagogjisë, studimet e doktoratës në Universitetin e Tiranës dhe studimet postdoktorale në Universitetin e Nju Jorkut dhe të Los Angjelosit. Ka mbaruar specializim në fushën e reformave të arsimit të lartë në Budapest. Ka qenë drejtor i departamentit të arsimit në Ministrinë e Arsimit. Është profesor në Kolegjin AAB.

Fatbardha Emini, Zëvendësministre e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Juriste. Anëtare e Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Vitisë, Drejtoreshë e Drejtorisë së Kadastrit dhe tani drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit. Ka kryer studimet master. Anëtare e KP të LDK-së.

Ismet Beqiri, Zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Jurist. Ka qenë Kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës, drejtor i Kompanisë publike Sport-marketingu, deputet i Kuvendit në disa mandate. Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, tani nënkryetar i LDK-së.

Florian Dushi, Zëvendësministër i Drejtësisë. Jurist. Ka qenë Sekretar Permanent i Ministrisë së Drejtësisë, Zëvendësministër i Drejtësisë, anëtar i KQZ-së. Ka ushtruat detyrën e Avokatit. Anëtar i Kryesisë s LDK-së.

Kandidatet dhe kandidatët tjerë do të caktohen në ditët në vijim.