Kryetari i KPK: Eksporti shënon një rritje mbi 60%, por çmimet do të rriten

18.09.2021

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa, ka folur për rritjen e çmimeve të produkteve në vend, ku ka theksuar se kjo rritje po ndodh në të gjithë globin jo vetëm në Kosovës. Po ashtu, ai ka thënë se një rritje e tillë vije si shkak i rritjes së kostos së transportit të […]

Kryetari i KPK: Eksporti shënon një rritje mbi 60%, por çmimet do të rriten Foto: Ilustrim

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa, ka folur për rritjen e çmimeve të produkteve në vend, ku ka theksuar se kjo rritje po ndodh në të gjithë globin jo vetëm në Kosovës.

Po ashtu, ai ka thënë se një rritje e tillë vije si shkak i rritjes së kostos së transportit të mallrave.

Pra, sipas tij transporti është një kosto e madhe për prodhuesit dhe se me ngritjen e çmimit të transportit kanë filluar të rriten edhe çmimet.

Gjithashtu, Mustafa për KlanKosova ka thënë se në shtator ishte një tendencë për rënie të çmimeve, por që ditëve të fundit ka një jotim se ka rritje të çmimeve të lëndës së parë në berzen ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se sipas statistikave të fundit, eksporti ka shënuar një rritje mbi 60 për qind (%) dhe se të gjithë prodhuesit kanë një rritje të konsiderueshme në prodhimtarinë e vendit.

“Pra, nuk do të ketë rënie të çmimeve por do të ketë rritje të çmimeve. Nuk ka mungesë të lëndës së parë. Ne si prodhues i kemi kushtuar rëndësi speciale furnizimit të prodhuesve me lëndë të parë, por do të ketë rritje të çmimeve për shkak të kostos së transportit detar”, ka thënë Mustafa.