Kosova eksportoi drejt Zvicrës mallëra në vlerë 71.8 milione euro gjatë 2023

11.01.2024

Në një raport të publikuar nga instituti GAP i cili thirret në të dhënat e Doganës së Kosovës, Zvicra ishte ndër top 10 partnerët e Kosovës gjatë vitit 2023 sa i përket eksportit të mallërave. Këto të dhëna tregojnë se u eksportuan mallëra në vlerë 71.86 milionë euro në Zvicër apo 8.8 përqind. Por e […]

Kosova eksportoi drejt Zvicrës mallëra në vlerë 71.8 milione euro gjatë 2023 Foto: Ilustrim

Në një raport të publikuar nga instituti GAP i cili thirret në të dhënat e Doganës së Kosovës, Zvicra ishte ndër top 10 partnerët e Kosovës gjatë vitit 2023 sa i përket eksportit të mallërave.

Këto të dhëna tregojnë se u eksportuan mallëra në vlerë 71.86 milionë euro në Zvicër apo 8.8 përqind. Por e njejta nuk vlen edhe për importe.

Në tabelën e eksporteve Zvicra radhitet në vendinne 5-të derisa në krye të listës është Maqedonia e Veriut, Shqipëria, SHBA, Gjermania, Serbia, Mali i Zi, Italia, Turqia e Austria.

Në fushën e importeve, Turqia zë vendin e parë me 782 milionë euro mallëra të importuara derisa pas saj vijnë Gjermania, Kina, Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Italia, India, Serbia e Polonia.