Kryetari i AKK-së: S’ka argument shkencor që me orë policore luftohet pandemia

14.01.2022

Sipas masave të reja anti-COVID, ora policore në Kosovë fillon nga ora 00:00 deri në 05:00. Një masë e tillë po kundërshtohet nga shumë akterë, kjo edhe nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të vendit. Orën policore si masë anti-COVID, po e kundërshton edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi. […]

Kryetari i AKK-së: S’ka argument shkencor që me orë policore luftohet pandemia Foto: Ilustrim

Sipas masave të reja anti-COVID, ora policore në Kosovë fillon nga ora 00:00 deri në 05:00.

Një masë e tillë po kundërshtohet nga shumë akterë, kjo edhe nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të vendit.

Orën policore si masë anti-COVID, po e kundërshton edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.

Ai ka thënë se vaksinimi kundër COVID-19 është arma kryesore për luftimin e pandemisë dhe jo ora policore.

Po ashtu, Ibrahimi ka deklaruar se nuk ka asnjë argument shkencorë që me orë policore luftohet pandemia COVID-19.

Po ashtu ai ka shtuar se duhet të kërkohet një bilanc ndërmjet shëndetit publik dhe atij ekonomik në mënyrë që mos të dëmtohen në masë të madhe bizneset në raste së shtrëngimit të masave.

“Nëse bëhet krahasimi i orës policore nga muaji tetor, nëntor, dhjetorë dhe tash nuk ka dhënë asnjë rezultat sepse në mënyrë shkencore është konstatuar se vetëm vaksinimi është arma kryesore e cila lufton pandeminë Covid-19”, ka deklaruar Ibrahimi për EkonomiaOnline.

“Kryetarët e komunave kanë kërkuar që të gjendet një balancë mes shëndetit publik dhe ekonomik. Është konkluduar se pa një shëndet të mirë ekonomik nuk po kemi shëndet publik. Komunat kërkojnë të gjendet një balancë mes shëndetit ekonomik dhe publik, por prioritet e kanë jetën e qytetarit”.

Ai më tej ka shtuar pas rritjes së numri të rasteve me Omicron janë duke pritur që të takohen me institucionet qendrore në lidhje me masat e mundshme.

“Duke marr parasysh se rastet me Covid -19 me varantin Omicron janë duke u rritur në mënyrë drastike kryetarët e komunave, por edhe Asociacioni e Komunave të Kosovës është në pritje të një takimi të mundshëm me nivelin qendrorë përkatësisht me Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që të diskutohet situata aktuale në teren dhe të diskutohet rreth masave të mundshme që mund të priten për shkak të rritjes së numrit të infektuarve”, ka deklaruar Ibrahimi.