Kryeminstri Kurti: Opozita kërkon largimin e LVV, ndërsa vetë kanë mbajtur pushtetin në situata të ngjashme

16.04.2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj kërkesave të partive opozitare për largimin e menjëhershëm të qeverisë së tij, duke i akuzuar ato për hipokrizi.

Kryeminstri Kurti: Opozita kërkon largimin e LVV, ndërsa vetë kanë mbajtur pushtetin në situata të ngjashme Foto: Ilustrim

Kurti theksoi se partitë si PDK, AAK dhe LDK, të cilat tani kërkojnë largimin e LVV-së, kanë mbajtur pushtetin në të kaluarën edhe në situata të ngjashme, me kuvend të shpërndarë ose qeveri të dorëhequr.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti u shpreh se opozita po kërkon një standard të dyfishtë, duke mos pranuar të marrë mandatin e deputetit, ndërsa kërkojnë që ai të mos jetë më kryeministër. Ai theksoi se qeveria e tij është në detyrë dhe efektivisht e dorëhequr që nga 23 marsi, pas përfundimit të mandatit të plotë katërvjeçar, dhe se po vepron në rolin e kujdestarit për të siguruar vazhdimësinë e shtetit.

“Konstituimi i Kuvendit i cili dje u pamundësua nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, pasi nuk votuan raportin për verifikimin e mandateve si deputetë. Në thelb ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatin e deputetit, por kërkojnë nga unë që formalisht të mos jem kryeministër. Qeveria jonë dhe ky kabinet qeveritar është në detyrë, dhe efektivisht e dorëhequr që nga 23 marsi i këtij viti kur edhe e kemi përmbushur mandatin e rregullt dhe të plotë katër vjeçar. Nga ajo ditë dhe deri zgjedhjen e Qeverisë së re nga legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësit që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kemi vendosur qeverinë në një rol kujdestar për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit tonë në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve,” tha Kurti.

Ai solli në vëmendje shembuj nga e kaluara, ku qeveri të udhëhequra nga PDK, AAK dhe LDK kanë qëndruar në detyrë në situata të ngjashme, duke theksuar se vetëm ndaj qeverisë së tij po kërkohet largimi i menjëhershëm.

“Në historikun tonë të formimit institucioneve, kemi shembuj nga e kaluara kur një qeveri e udhëhequr nga PDK – ndonëse me kuvend të shpërndarë – , një qeveri e udhëhequr nga AAK – ndonëse e dorëhequr -, dhe një qeveri e udhëhequr nga LDK – ndonëse e shpallur si e jashtëligjshme – kanë qëndruar në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. Por një qeveri e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE! – ndonëse ka përmbushur mandatin e saj të rregullt katërvjeçar – duhet të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë,” theksoi Kurti.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More