Kryeministri në detyrë Hoti takohet me sindikalistët, premton përsëri pagesa shtesë
Sot është zhvilluar një takim në mes të kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës, Shërbimit Korrektues, Punonjësve Social, Sindikatës së Policisë, ata të Zjarrfikësve, Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Administratës së Pavarur, Sindikatës së Shërbimit Civil, ata të punëtorëve të ATK-së dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve. […]
Sot është zhvilluar një takim në mes të kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës, Shërbimit Korrektues, Punonjësve Social, Sindikatës së Policisë, ata të Zjarrfikësve, Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Administratës së Pavarur, Sindikatës së Shërbimit Civil, ata të punëtorëve të ATK-së dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve.
Së bashku me kërkesat sindikalistët kanë shprehur edhe shqetësimin e tyre për shkak se qasja e institucioneve nuk ka qenë e njëjtë për secilin sektor, kështu duke theksuar se po ndjehen të diskrimunuar e të anashkaluar.
Ndërsa Hoti pasi i dëgjoi këto kërkesa e ankesa nga ana e sindikalistëve, ai është shprehur i gatshëm që t’i trajtojë veç e veç të gjitha kërkesat dhe se duhet të shikohen mundësitë buxhetore për përmbushjen e këtyre kërkesave.
Po ashtu kryeministri në detyrë Hoti para përfaqësuesve të këtyre sindikatve është zotuar se do të paguajë të gjithë ato sektorët që ka pasur angazhim shtesë si dhe rrezikshmëri në punë, si pasojë e pandemisë me Covid-19.
Kryeministri theksoi se, shumica e kërkesave të sindikalistëve do të gjejnë zgjidhje me Ligjin e Pagave, i cili ka qenë i gatshëm për debat publik qysh në tetor, por janë shtyrë procedurat për shkak të pandemisë Covid-19.