Kryeministri Kurti viziton shtandin e kompanive nga Kosova pjesë e Panairit SIAL në Francë

para 24 dite

SIAL Paris është panairi më i madh botëror për industrinë ushqimore që bashkon prodhuesit dhe blerësit kryesorë për të zbuluar trendet dhe risitë që do të formësojnë industrinë ushqimore të së nesërmes.

Kryeministri Kurti viziton shtandin e kompanive nga Kosova pjesë e Panairit SIAL në Francë

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, i cili është duke qëndruar në Francë ka vizituar Panairin SIAL, ku ka njoftuar se sivjet në 60-vjetorin e panairit, janë edhe tetë kompani nga Kosova, përkatësisht Agro Florentina, Ananas Impex, Vita Food, Camel, B.B.F Company, Abi Progress, ASK Foods, dhe Jaffa Plus, të cilat me mbështetjen Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po prezantojnë produktet e tyre që janë prodhimtari vendore.

“Së bashku me ministren Rozeta Hajdari dhe ministrin Faton Peci, të shoqëruar nga ambasadorin ynë në Francë, Mehdi Halimi, para se të kthehemi nga Parisi, patëm kënaqësinë që në ditën e parë të panairit të vizitojmë shtandin e Republikës së Kosovës ku po prezantojnë produktet kompanitë tona vendore dhe të bashkëbisedojmë me përfaqësues të tyre. Gjithashtu, takuam edhe dy kompanitë nga Shqipëria që po marrin pjesë në këtë panair: Agro Blend Group dhe Kraco.

LEXO EDHE:  Kurti takon sot mërgatën në Oslo

Prodhuesit vendorë nuk kanë pasur kurrë më shumë mbështetje financiare brenda vendit dhe afirmim jashtë vendit se në këto më shumë se tri vjet e gjysmë qeverisje” ka shkruar ndër tjera Kurti.