Kryeministri Kurti merr dozën e parë të vaksinës anti-COVID

Kryeministri Kurti merr dozën e parë të vaksinës anti-COVID
Çlirim Gashi

29.03.2021 / Lajme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë i pari në vend vaksinën Anti-COVID të AstraZeneca-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është vaksinuar sot kundër COVID-19.

Kurti ka marrë vaksinën i pari në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ndërsa, sot pritet të vaksinohet edhe një pjesë e stafit shëndetësorë në Klinikën Infektive.

Vaksinimi do të vazhdoj edhe nesër në Klinikën Infektive dhe në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka arritur kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID me 24 mijë copë, vaksina të siguruara nga organizata UNICEF nëpërmjet mekanizmit COVAX.

RAPORTO