Kroacia shton numrin e ushtarëve në Kosovë

17.01.2024

Bëhet e ditur se një kontingjent i ri i ushtarëve kroatë përforcon misionin KFOR në Kosovë, raporton Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë. Siç është njoftuar, bëhet fjalë për Regjimentin e dytë të forcave ajrore kroate, që do t’i bashkohen misionit kroat në KFOR. Ata do të nisen nga kazerma “Knez Trpimir” nga Divulja. “Komandant i […]

Kroacia shton numrin e ushtarëve në Kosovë Foto: Ilustrim

Bëhet e ditur se një kontingjent i ri i ushtarëve kroatë përforcon misionin KFOR në Kosovë, raporton Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

Siç është njoftuar, bëhet fjalë për Regjimentin e dytë të forcave ajrore kroate, që do t’i bashkohen misionit kroat në KFOR. Ata do të nisen nga kazerma “Knez Trpimir” nga Divulja.

“Komandant i regjimentit të forcave është majori Elvis Mishiq, një kapiten i skuadrës së 395-të të helikopterëve në kuadër të Forcave Ajrore të Kroacisë”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

Për majorin Mishiq, është udhëtimi i gjashtë në kuadër të operacionit të KFOR-it.

Para nisjes, ai tha se pjesëtarët e regjimentit të aviacionit janë të përgatitur mirë dhe të gatshëm për t’i kryer të gjitha detyrat dhe se përfaqësojnë me profesionalizëm dhe nder Ushtrinë kroate dhe Kroacinë.

“Detyra kryesore e kontingjentit kroat në operacionin e mbështetjes së paqes, KFOR, që është i vendosur në zonën e aeroportit të Sllatinës në Prishtinë, është transporti i forcave të KFOR-it, mallrave dhe personave VIP”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

Më herët kanë shtuar numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it edhe disa vende të tjera. Është përforcuar kontingjenti i KFOR-it me ushtarë të tjerë, pas  tensioneve të vitit të kaluar dhe sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator.