Kroacia rikthehet shërbimin e detyrueshëm ushtarak: Trajnim dy-mujor dhe pagesë 1100 euro
Kroacia po përgatitet të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, i cili ishte hequr më 1 janar 2008.
Foto: Ilustrim
Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka zbuluar detaje të reja rreth këtij vendimi, duke theksuar se ai vjen si përgjigje ndaj rrethanave të ndryshuara gjeopolitike dhe të sigurisë globale, si dhe sfidave të shpeshta klimatike e fatkeqësive natyrore.
Qëllimi kryesor i këtij shërbimi është trajnimi i kadetëve në aftësi bazë ushtarake dhe në aftësi për t’u përballur me situata krize.
Detajet e trajnimit dhe kompensimit
Trajnimi do të zhvillohet në kazermat e Knin, Slunj dhe Pozhega dhe do të zgjasë dy muaj. Pritet që të ketë deri në pesë breza në vit, ose deri në 800 kadetë për brez. Anushiq theksoi se në rast nevoje, ka vende shtesë në të gjithë Kroacinë për të rritur numrin e kadetëve.
Shërbimi ushtarak do të fillojë në vitin kur një qytetar mbush 18 vjeç, moment kur ai ose ajo regjistrohet në regjistrin ushtarak. Shërbimi përbëhet nga rekrutimi, trajnimi bazë ushtarak ose shërbimi civil, si dhe shërbimi rezervë.
Rekrutët do të trajnohen kryesisht në përdorimin e armëve dhe në aftësitë e këmbësorisë. Gjatë periudhës së trajnimit dy-mujor, ata do të marrin një pagesë mujore prej 1,100 eurosh. Kjo periudhë do të përfshihet gjithashtu në përvojën e tyre të punës. Ligji do të sigurojë që ata që janë të punësuar nuk mund të pushohen nga puna gjatë kohëzgjatjes së shërbimit ushtarak.
Opsionet për shërbim civil dhe ndërgjegjeje
Në rast të nevojave të mbrojtjes civile, trajnimi do të zgjasë tre muaj. Ata që e përfundojnë këtë trajnim do të shërbejnë si një forcë rezervë për të ardhmen, njëlloj si ata që përfundojnë trajnimin bazë ushtarak.
Për ata që nuk dëshirojnë të angazhohen në sistemin ushtarak, do të jenë në dispozicion të institucioneve për nevojat e bashkive dhe qyteteve për një periudhë katër-mujore. Këta individë nuk do të marrin asnjë pagesë, përveç kostos së transportit dhe një vakti të ngrohtë. Ndërsa, ata që zgjedhin të kenë një thirrje ndërgjegjeje dhe ndjekin trajnimin në mbrojtjen civile, do të kenë një tarifë të reduktuar.
Ky vendim reflekton një strategji të re të Kroacisë për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe reagimin ndaj situatave të krizës në një mjedis global gjithnjë e më të paparashikueshëm.