Kriza energjetike, rritet çmimi i druve, ky është arsyetimi i shitësve

15.12.2021

Buxheti familjar kryesisht një pjesë konsiderueshme e saj ndahet për drunjë për ngrohje gjatë stinës së drimrit, e që veçse jemi duke ju afruar kësaj stine ku mbizotëron moti i ftohët kryesisht me ngrica, reshje bore e shiu. Për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve për këtë vit, çmimi i druve është i papërballueshëm, duke […]

Buxheti familjar kryesisht një pjesë konsiderueshme e saj ndahet për drunjë për ngrohje gjatë stinës së drimrit, e që veçse jemi duke ju afruar kësaj stine ku mbizotëron moti i ftohët kryesisht me ngrica, reshje bore e shiu.

Për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve për këtë vit, çmimi i druve është i papërballueshëm, duke marrë parasysh edhe ngritjen e çmimeve të produkteve të tjera.

Çmimi i druve është rritur sivjet sikurse edhe i shumë produkteve tjera.

Një metër i kësaj lënde djegëse në muajin nëntor kushtoi 45 euro.

Ndërsa, sasia e njëjtët në vitin e kaluar ishte më lirë, 39 sosh.

Një shtrenjtim të tillë prej 6 eurosh e ka evidentuar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Por, ndonëse për qytetarët ky shtrenjtim i druve është i papërballueshëm, shitësit e druve arsyetohen.

Një shitës ka theksuar se si shkak i rritjes së çmimeve të produkteve tjera, është rritur edhe çmimi i druve.

“I kanë rrit çmimet e krejt produkteve tjera, po i rrisim edhe na. U rrit çmimi i benzinës. S`mundemi me punu me humbje na”, theksoi një shitës për “Front Online” , që deshi të mbesë anonim.

Një tjetër këtë e lidh me shpenzime të tjera.

“Nuk e kemi malin afër ku i prejmë, po duhet me pagu dikënd me i bart drutë prej malit tek pllaci, me i pre – po ka harxhime. Tani po duhet me e rrit çmimin normal”, theksoi shitësi, që po ashtu kërkoi të mos i zbulohet identiteti.

Ndërsa jeta e qytetarëve po rëndohet edhe më shumë, pasiqë edhe energjia elektrike, e që është alternativë tjerë që përdorët për ngrohje, po kushton jo pak.

Kështu duke shtuar edhe kërkesën e qeverisë e cila ka kërkuar kursimin e saj shkaku i krizës energjetike globale dhe përdorimin e alternativave tjera për ngrohje.