Kriza energjetike, kritikohet Qeveria: Asnjë hap konkret, po bën spektatorin

Ish-ministri i Bujqësisë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa në një konferencë për medie ka thënë se Kosova është futur në krizë energjetike, që dita ditës po bëhet e pa përballueshme për qytetarët.

Kriza energjetike, kritikohet Qeveria: Asnjë hap konkret, po bën spektatorin

Mustafa më tej ka shtuar se kreu i kësaj partie qysh vitin e kaluar kishte paralajmëruar krizë energjetike, por që nuk ishte marrëparasysh nga pushteti.

“Kriza energjetike dhe kriza e rritjes së çmimeve po e varfëron çdo ditë qytetarin e Kosovës. Por në këtë krizë të madhe edhe më e varfër është përgjigja e Qeverisë së Kosovës me mungesën e masave që e përkrahin qytetari”.


“Përderisa qytetarët po përjetojnë gjendjen e rëndë me norma rekorde të inflacionit të cilat nga muaji në muaj vetëm po rriten, pushteti  ka zgjedhur ta luaj rolin e spektatorit. Ishte pranvera e vitit  2021 kur kryetari Abdixhiku paralajmëroi krizën energjetike, ndërsa pushteti u përgjigj se kur nuk ka krizë nuk mund të merremi më krizë”.

Mustafa, vlerëson se edhe pse Qeveria e Kosovës premtoi subvencionim prej 90 milionë eurove për energjinë, sektori i energjisë është drejt bankrotimit.

Mustafa, mes tjerash, konsideron se Zyra e Rregullatorit të Energjisë është kthyer në departament të Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria premton 90 milionë euro subvencione për energjinë ndërsa sektori i energjisë po shkon drejt bankrotimit, aq e rënduar është gjendja dhe aq të pakoordinuara janë veprimet e qeverisë sa që edhe ZRrE-ja është shndërruar në departament të qeverisë”, tha Mustafa.

Mustafa tha se LDK tash e disa kohë ka dhënë propozimet e saj për zbutjen e krizës energjetike, raporton EO.

“LDK tash e sa kohë ka dhënë propozime konkrete për zbutjen e efekteve të kësaj krize, si: Remonti me kohë i blloqeve të KEK-ut, sigurimi në kohë i importit të energjisë elektrike përmes kontratave afatgjata dhe me kosto të përballueshme, eliminimi i tërësishëm i TVSh-së në faturat e energjisë elektrike, eliminimi i tarifave diskriminuese, masa nxitëse si burim alternativ për ngrohje, masa nxitëse dhe financuese për efiçiencë të energjisë”

Ndërkaq, ai po ashtu iu drejtua qeverisë me disa pyetje: “Tanimë që sezoni i dimrit po afron shpejt, i kërkojmë qeverisë t’i përgjigjet këtyre pyetjeve: A do të ketë mjaftueshëm energji në dimër, apo do të ketë reduktime? A do të shtrenjtohet më shumë çmimi i energjisë për qytetarët dhe për prodhuesit vendor dhe nëse po, sa?  Me rastin e rritjes së papërballueshmërisë çka do të bëjë qeveria për qytetarin? Sa familje kosovare rrezikojnë të varfërohen nga rritja e çmimit të energjisë dhe produkteve esenciale? ”, tha ai.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë