Kriza buxhetore në SHBA, Ambasada Amerikane në Prishtinë ndërprenë përditësimet në facebook përveç rasteve urgjente

01.10.2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se, për shkak të ndërprerjes së financimeve, llogaria e saj në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht deri në rifillimin e plotë të operacioneve, përveç rasteve kur ka informacione urgjente për sigurinë dhe mbrojtjen.

Sipas njoftimit, aktualisht, shërbimet e planifikuara për pasaporta dhe viza në Shtetet e Bashkuara dhe në Ambasadat e Konsullatat e SHBA-së jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë kësaj ndërprerjeje të financimeve, për sa kohë që situata e lejon.

Gjithashtu, Ambasada thekson se nuk do të ketë përditësime në këtë llogari derisa të rifillojnë plotësisht operacionet, përveç rasteve me informacione urgjente për sigurinë dhe mbrojtjen.

“Për shkak të ndërprerjes së financimeve, ky llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht deri në rifillimin e plotë të operacioneve, përveç rasteve kur ka informacione urgjente për sigurinë dhe mbrojtjen.

Aktualisht, shërbimet e planifikuara për pasaporta dhe viza në Shtetet e Bashkuara dhe në Ambasadat e Konsullatat e SHBA-së jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë kësaj ndërprerjeje të financimeve, për sa kohë që situata e lejon. Ne nuk do ta përditësojmë këtë llogari deri në rifillimin e plotë të operacioneve, përveç informacioneve urgjente për sigurinë dhe mbrojtjen.” thuhet në njoftim.