Krerët institucional presin në takim udhëheqësit e Shoqatave të Autizmit në Kosovë

02.04.2021

Ushtruesi i detyrës së presidenti Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, pretendenten për presidente, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi dhe me ministren për Arsim, Arbërie Nagavci, në Ditën Botërore të Autizmit, janë takuar ne udhëheqësit e Shoqatave të Autizmit në Kosovë. Ndryshe, sot është Dita Botërore e Autizmit e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin […]

Krerët institucional presin në takim udhëheqësit e Shoqatave të Autizmit në Kosovë Foto: Ilustrim

Ushtruesi i detyrës së presidenti Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, pretendenten për presidente, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi dhe me ministren për Arsim, Arbërie Nagavci, në Ditën Botërore të Autizmit, janë takuar ne udhëheqësit e Shoqatave të Autizmit në Kosovë.

Ndryshe, sot është Dita Botërore e Autizmit e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së tyre.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.

Rezoluta për Ditën Botërore të Autizmit përmban: 2 prillin si Ditën Botërore të Autizmit, pjesëmarrjen e shteteve anëtare të OKB-së, rritjen e ndërgjegjësimit për autizmin në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe shpërndarjen e këtij mesazhi në të gjitha organet e tjera të OKB.