Krasniqi thotë se do të gjej zgjidhje për personelin mbështetës shëndetësorë

30.09.2020

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka marrë pjesë në protestën e personelit mbështetës shëndetësorë për shkak të mos përftimit të 300 eurove shtesë nga ana e Qeverisë së Kosovës. Krasniqi tha se ka vullnet që të gjendet zgjidhje edhe për këta punëtorë. Ai kërkoi që të […]

Krasniqi thotë se do të gjej zgjidhje për personelin mbështetës shëndetësorë Foto: Ilustrim

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka marrë pjesë në protestën e personelit mbështetës shëndetësorë për shkak të mos përftimit të 300 eurove shtesë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Krasniqi tha se ka vullnet që të gjendet zgjidhje edhe për këta punëtorë. Ai kërkoi që të ndërpriten këto protesta, meqë sipas tij janë të panevojshme.

“Ne me kohë kemi bërë thirrje, dhe ju kemi treguar sesi menaxhimet i ShSKUK-së kemi bërë përgatitjet e nevojshme që të gjithë të përfshihen në këtë skemë pagesë shtesë prej 300 eurove. Kemi pasur bisedime edhe me ministrin Zemaj dhe jemi duke bërë përpjekje që kjo të realizohet. Këto protesta në këtë moment janë të panevojshme, sepse jemi të angazhuar që të gjithë të marrin këtë pagë shtesë”, tha Krasniqi.

Ai shtoi nuk do të ndalen derisa të sigurohen që të gjithë punonjësit të marrin pagën e tyre.

“Ju bëjë thirrje që të shpërndaheni dhe të ktheheni në vendin e punës, dhe të na jepni kohë që të realizojmë këto premtime”, u shpreh Krasniqi. 

Kujtojmë se një ditë para protestës Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi kishte bërë kërkesë që të përfshihen të gjithë puntorët shëndetësorë në listën e shtesave prej 300 euro.