Krasniqi takon gastronomët, pritet shqyrtimi dhe lehtësimi i masave anti-COVID

21.09.2020

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës me të cilët ka diskutuar për problemet e këtij sektori dhe mundësinë e lehtësimit të masave. Gjithashtu ai i ka njoftuar gastronomët se nesër do të jetë mbledhja e komitetit ndërministror kur do të shqyrtohen masat […]

Krasniqi takon gastronomët, pritet shqyrtimi dhe lehtësimi i masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës me të cilët ka diskutuar për problemet e këtij sektori dhe mundësinë e lehtësimit të masave.

Gjithashtu ai i ka njoftuar gastronomët se nesër do të jetë mbledhja e komitetit ndërministror kur do të shqyrtohen masat anti-Covid të cilat priten të lehtësohen

“Kam pritur edhe sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës me të cilët kemi diskutuar për problemet e këtij sektori dhe mundësinë e lehtësimit të masave.

Gastronomet edhe një herë kërkuan që të lejohet shërbimi brenda, duke u respektuar masat në lokale dhe të hiqet kufizimi i orarit që aktualisht është në fuqi.

Si ministër ofrova përkrahjen time të plotë për këtë sektor, shumë të goditur për shkak të pandemisë dhe i njoftova se nesër do të jetë mbledhja e komitetit ndërministror kur do të shqyrtohen masat anti-Covid të cilat priten të lehtësohen” ka njoftuar ministri Krasniqi.