Krasniqi: Situata me COVID-19 e menaxhueshme, vazhdojmë me masat në fuqi

27.02.2021

Ditëve të fundit Kosova ka shënuar rritje të rasteve të reja më COVID-19. E përkundër kësaj, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se ka ende kapacitet spitalor dhe se situata epideomologjike është e menaxhueshme. Po ashtu Krasniqi ka bërë të ditur se tani për tani do të vazhdohet me masat anti-COVID që janë në […]

Krasniqi: Situata me COVID-19 e menaxhueshme, vazhdojmë me masat në fuqi Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit Kosova ka shënuar rritje të rasteve të reja më COVID-19.

E përkundër kësaj, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se ka ende kapacitet spitalor dhe se situata epideomologjike është e menaxhueshme.

Po ashtu Krasniqi ka bërë të ditur se tani për tani do të vazhdohet me masat anti-COVID që janë në fuqi, duke kërkuar mbikëqyrje më të rreptë të këtyre masave.

“Tani për tani jemi duke e përcjell situatën dhe varësisht nga numri i rasteve që eventualisht mund të paraqiten, atëherë̈ mund të propozohen masat e tjera të reja. Tani për tani vazhdojmë̈ me këto masa të cilat janë në fuqi…14’24″, ka thënë ai për KosovaPress.

“Vetëm duhet të rritet mbikëqyrja nga ana e mekanizmave mbikëqyrës që e mbikëqyrin zbatimin e këtyre masave, përndryshe e dini që janë në fuqi masave të rekomanduara siç është mbajta e maskës, higjienën dhe distanca”, ka shtuar ai.