Krahasuar me 2019, në 2020 prodhimet bimore shënuan rritje prej 8.3% e ato blegtorale prej 2.7%

03.09.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare¹ për “Llogaritë Ekonomike në Bujqësi[1]” për vitin 2020. Ky publikim përfshin të dhëna për prodhimet bimore, prodhimet blegtorale dhe shpenzimet në fermë, në terma monetarë. Kurse, vlerat janë prezantuar me çmimet e prodhimit, çmimet aktuale dhe konstante. Në vitin 2020, prodhimet bimore kanë shënuar […]

Krahasuar me 2019, në 2020 prodhimet bimore shënuan rritje prej 8.3% e ato blegtorale prej 2.7%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare¹ për “Llogaritë Ekonomike në Bujqësi[1]” për vitin 2020.

Ky publikim përfshin të dhëna për prodhimet bimore, prodhimet blegtorale dhe shpenzimet në fermë, në terma monetarë. Kurse, vlerat janë prezantuar me çmimet e prodhimit, çmimet aktuale dhe konstante.

Në vitin 2020, prodhimet bimore kanë shënuar rritje për 8.3%, krahasuar me vitin 2019. Rritja në vlerën e prodhimeve bimore mund të shpjegohet kryesisht me rritjen e prodhimit të drithërave, bimëve foragjere, pemëve dhe patateve.

Edhe prodhimet blegtorale, po ashtu kanë shënuar rritje për 2.7% në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019. Rritja mund të shpjegohet me rritjen e vlerës së produkteve blegtorale.

Gjithsej prodhimet bimore dhe blegtorale kanë shënuar rritje për 6.0% në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019.

Ndërkaq, konsumi i ndërmjetëm gjithsej, është vlerësuar rreth 316.3 milionë Euro në vitin 2020, që paraqet një rritje prej 3.6%, në krahasim me vitin 2019.

Llogaritë Ekonomike në Bujqësi 2020 janë hartuar sipas metodologjisë së përcaktuar nga Eurostati: Udhëzuesi i Llogarive Ekonomike për Bujqësi dhe Pylltari EAA/EAF 97 (Rev.1.1) dhe Rregullorja e Komisionit (KE) Nr. 306/2005.

[1] Shfrytëzuesit  duhet ta kenë parasysh që të dhënat janë preliminare deri sa të marrim versionin përfundimtar të të dhënave administrative nga institucionet përkatëse.

Etiketat