KQZ: Të enjten dihet nëse do të ketë rinumërim të ndonjë vendvotimi

20.10.2021

“Të enjten, KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës për të shqyrtuar raportin që del nga QNR-ja pas përfundimit të procesit të hetimit dhe verifikimit të atyre vendvotimeve, të cilat nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta, pasi është vërejtur ndonjë parregullsi e çfarëdo natyre. Pas rekomandimit nga QNR, KQZ-ja do të vendos nëse […]

“Të enjten, KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës për të shqyrtuar raportin që del nga QNR-ja pas përfundimit të procesit të hetimit dhe verifikimit të atyre vendvotimeve, të cilat nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta, pasi është vërejtur ndonjë parregullsi e çfarëdo natyre.

Pas rekomandimit nga QNR, KQZ-ja do të vendos nëse është e nevojshme të bëhet rinumërimi i ndonjë vendvotimi, me qëllim të satësimit të gjendjes brenda një kutie votimi”, tha Elezi.

Po ashtu, Elezi ka treguar se në QNR po bëhet edhe skanimi i listës përfundimtare të votuesve, ku sipas tij është i domosdoshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krahasohen pjesëmarrësit në votim në vendvotimet e rregullta me personat që votuan me kusht. Kjo procedurë, sipas KQZ-së, bën të mundur identifikimin e rasteve nëse një person ka votuar dy herë: në vendvotimin e rregullt, por edhe atë me kusht.