KQZ: Kemi pranuar rreth 560 aplikacione për regjistrim si votues jashtë Kosovës

KQZ: Kemi pranuar rreth 560 aplikacione për regjistrim si votues jashtë Kosovës
Fisnik Sadiku

14.07.2021 / Lajme

Nga 10 korriku edhe zyrtarisht ka filluar afati kohor për aplikim për regjistrim si votues jashtë Kosovës.

Tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të pranojë aplikacione për regjistrim si votues jashtë vendit.

Zëdhënësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka konfirmuar për IndeksOnline se deri më tani rreth 560 aplikacione kanë pranuar nga personat që jetojnë jashtë Kosovë për t’u regjistuar si votues jashtë vendit.

Elezi ka shtuar se 523 aplkacione janë aprovuar pas shqyrtimit të tyre nga shërbimi i të dhënave të fundit dhe 36 të tjera nuk janë pranuar.

“Sipas të dhënave të fundit, deri më 13 korrik kemi pranuar 559 aplikacione për regjistrim. Pas shqyrtimit të tyre nga shërbimi votues janë aprovuar 523 aplikacione, ndërsa 36 të tjera jo”, tha Elezi.

Ai bëri të ditur se kjo periudhë e regjistrimit e cila ka filluar më 10 korrik do të përfundojë më 18 gusht.

Sipas Elezit, të gjithë personat që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mundet të votojnë në një fazë të mëvonshme përmes postës, e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet në adresë të KQZ-së duhet të arrijnë deri më 15 tetor.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit