“Kostoja mesatare mujore për një familje është rritur rreth 15% nga viti i kaluar”

03.08.2022

Rritja e çmimeve kishte filluar që nga fillimi i vitit 2022, por rritje më e hovshme ishte ajo kur filloi lufta në Ukrainë. Rritja e këtyre çmimeve si për nga ushqimore, si dhe ato të derivateve të naftës po konsiderohen si të rënda për xhepin e qytetarit. Së fundmi, Instituti GAP ka bërë publikimin e […]

“Kostoja mesatare mujore për një familje është rritur rreth 15% nga viti i kaluar” Foto: Ilustrim

Rritja e çmimeve kishte filluar që nga fillimi i vitit 2022, por rritje më e hovshme ishte ajo kur filloi lufta në Ukrainë.

Rritja e këtyre çmimeve si për nga ushqimore, si dhe ato të derivateve të naftës po konsiderohen si të rënda për xhepin e qytetarit.

Së fundmi, Instituti GAP ka bërë publikimin e një grafike për rritjen e kostos së jetesës që nga muaji janar i vitit të kaluar (2021) deri në muajin qershor të vitit 2022.

Sipas kësaj grafike, bëhet e ditur se në muajin janar të vitit 2021 shpenzimet mesatare mujore të një familje pesë anëtarëshe ishte 670 euro, ndërkaq të njëjtat shpenzime në muajin qershor 2022 arritën në 774 euro.

Kjo grafikë e publikuar e Instituti GAP është realizuar duke u bazuar në një anketë për buxhetin e ekonomive familjare për shpenzimet mesatare mujore, kurse çmimet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).