Kosova siguron 500 mijë vaksina kundër COVID-19 nga Pfizer

05.01.2021

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina kundër COVID-19. Zemaj ka njoftuar se konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave e kanë marrë sot nga përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur me ta. Ai gjithashtu ka njoftuar se Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe […]

Kosova siguron 500 mijë vaksina kundër COVID-19 nga Pfizer Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina kundër COVID-19.

Zemaj ka njoftuar se konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave e kanë marrë sot nga përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur me ta.

Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz

Ai gjithashtu ka njoftuar se Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 mijë vaksina falas për 20 për qind të popullatës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se vaksinat kundër COVID-19 do të jepen falas për të gjithë qztetarët e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Kosova siguron 500 000 vaksina anti COVID nga Pfizer.

Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, dëshiroj të ndaj me qytetarët informatën se kemi siguruar 500 000 vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer.

Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.

Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre.

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbesin të përkushtuara që qytetarëve tanë t’u sigurojmë mbrojtje përmes vaksinimit gjithëpërfshirës kundër Covid-19.

Krahas kësaj, Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës.Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së.

Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë.