Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

22.01.2022

Në këtë listë renditen tani edhe Rumania, Republika e Moldavisë, Maroku, Tunizia, Algjeria, Arabia Saudite, Japonia  e vende të tjera. Varianti Omikron i virusit Corona ka bërë që gati tre të katërtat e rreth 200 vendeve të botës të kategorizohen si zona rreziku në Gjermani. Tek 136 vendet që janë të vendosura në listën e […]

Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

Në këtë listë renditen tani edhe Rumania, Republika e Moldavisë, Maroku, Tunizia, Algjeria, Arabia Saudite, Japonia  e vende të tjera.

Varianti Omikron i virusit Corona ka bërë që gati tre të katërtat e rreth 200 vendeve të botës të kategorizohen si zona rreziku në Gjermani.

Tek 136 vendet që janë të vendosura në listën e rrezikut të Institutit Robert Koch, shtohen të dielën edhe disa vende të tjera. Kjo listë reflektohet pastaj tek rekomandimet e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për udhëtimet e kufizimet e udhëtimit nga e drejt këtyre vendeve.

LEXO EDHE:  Presidentja Osmani në Paris për rihapjen e Notre Dame, krahas liderëve botërorë

Kujtojmë se vetëm sot në Kosovë 3 mijë e 206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. /dw/

Etiketat