Kosova porosit automjete për bartjen e të burgosurve në Shqipëri te kompania që e prodhoi “Shotën”

17.06.2024

Kështu së paku kanë bërë të ditur nga kompania “Timak”  në Shqipëri e cila ka publikuar kohë më parë një video të “autoburgut” të cilën thonë se e ka porositur  Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Kosova porosit automjete për bartjen e të burgosurve në Shqipëri te kompania që e prodhoi “Shotën” Foto: Ilustrim

“Autoburgjet për Shërbimin Korrektues të Kosovës janë gati”, është shkruar sipër videos.

Ndërkaq një nga punëtorët e kompanisë ka treguar detajet e këtij “autoburgu”.

“Projekti i autoburgjeve të Kosovës sapo përfundoi. Kemi bërë të mundur shtrimin e dyshemesë, veshjen dhe izolimin anësor, kemi bërë sistemin elektrik, vendosjen e disa spoteve këtu, kemi vendosur ventilatorin, sobën ngrohëse, sediljet që s’mund të mungonin, mos të harrojmë kemi vendosur edhe fenelinat”, tha ai.