Kosova ka gjithsej 17 inspektorë, 6 prej tyre të sëmurë

29.08.2021

Në tërë Kosovën janë gjithsej 17 insepktorë të AUV-it të cilët janë përgjegjës për kontrollimin dhe gjobitjen e të gjithë atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID. Sipas kryeministrit Kurti numri aktual i tyre është aq i vogël sa në përpjestim me numrin e komunave i bie gjysmë inspektori për komunë. Por jo vetëm kaq, sipas […]

Kosova ka gjithsej 17 inspektorë, 6 prej tyre të sëmurë Foto: Ilustrim

Në tërë Kosovën janë gjithsej 17 insepktorë të AUV-it të cilët janë përgjegjës për kontrollimin dhe gjobitjen e të gjithë atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID.

Sipas kryeministrit Kurti numri aktual i tyre është aq i vogël sa në përpjestim me numrin e komunave i bie gjysmë inspektori për komunë.

Por jo vetëm kaq, sipas kryeministrit Kurti më shumë se 1/3 e tyre janë të sëmurë, pra nga total 17 inspektorë që ka Kosova, 6 prej tyre janë të sëmurë.

Këto të dhëna Kurti i ka bërë të ditura në konferencën për media pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku ka shtuar se javën tjetër numri i tyre do të gjashtëfishohet, ku do të shtohen edhe 85 të tillë.

Do të ketë zbatim të pakompromis të masave, inspektorët dhe policia hyjnë në fazë të re. Ne do të themelojmë Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të situatës me Covid-19, ka shtuar tutje kryeminsitri.