Konjufca për aksidentin tragjik: Bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan

25.07.2021

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan rreth 30 të tjerë. Konjufca ka thënë se duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, “bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan” ”Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident […]

Konjufca për aksidentin tragjik: Bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan Foto: Ilustrim

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan rreth 30 të tjerë.

Konjufca ka thënë se duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, “bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan”

”Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Slavonski Brod në Kroaci! Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë, i mbushur me bashkatdhetarë. Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan në këtë ngjarje të trishtë”, ka shkruar Konjufca.

Reagimi i plotë:

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Slavonski Brod në Kroaci!

Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë, i mbushur me bashkatdhetarë.

Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan në këtë ngjarje të trishtë.