Komunat kërkojnë fillimin e vitit shkollor, të konsiderohet edhe mësimi online

22.09.2021

Kjo pasi që varianti Delta i COVID-19 po prek më shumë moshat e reja. Megjithatë, kundër shtyrjes së procesit mësimor është shprehur Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ku ka theksuar se MASHTI së bashku me IKSHPK-në dhe të tjerët të vendosin për ndonjë skenar tjetër që të zhvillohet mësimi nëse jo […]

Komunat kërkojnë fillimin e vitit shkollor, të konsiderohet edhe mësimi online Foto: Ilustrim

Kjo pasi që varianti Delta i COVID-19 po prek më shumë moshat e reja.

Megjithatë, kundër shtyrjes së procesit mësimor është shprehur Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ku ka theksuar se MASHTI së bashku me IKSHPK-në dhe të tjerët të vendosin për ndonjë skenar tjetër që të zhvillohet mësimi nëse jo me prezencë fizike.

Kundër shtyrjes së procesit mësimor është shprehur edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) duke thënë se mund të përdoret një nga katër skenarët për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022.

Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi për Express ka deklaruar se nuk është e domosdoshme që procesi mësimor të fillojë me preznecë fizike të nxënësve në shkolla.

Po ashtu, Ibrahimi ka theksuar se duke u bazuar në vlerësimin e Task Forcës Komunale, procesi mësimor mund të fillojë në skenarin online për shkollat ku mund të ketë rrezik të lartë të përhapjes së COVID-19, apo me prezencë fizike në ato shkolla ku ka më pak nxënës dhe se rreziku për përhapje të këtij virusi është më i ulët.

“Njëri nga këto katër skenario mund të përdoret për fillimin e vitit të ri shkollor, sepse deri sot janë humbur 90 ditë të mësimit. Nuk është patjetër të fillohet me prezencë fizike”, ka deklaruar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.