Komisioni Evropian i dhuron Kosovës edhe 50 milionë euro për ‘luftën’ ndaj pandemisë e për rimëkëmbje ekonomike

01.06.2021

Komisioni Evropian i ka dhuruar Kosovës edhe 50 milionë euro për menaxhimin e pasojave të pandemisë COVID-19. Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Murati ka theksuar se kjo është bërë në kuadër të marrëveshjes së huamarrjes për Asistencë Mikro-Financiare. Murati thotë se këto mjete financiare do të ndihmojnë […]

Komisioni Evropian i dhuron Kosovës edhe 50 milionë euro për ‘luftën’ ndaj pandemisë e për rimëkëmbje ekonomike Foto: Ilustrim

Komisioni Evropian i ka dhuruar Kosovës edhe 50 milionë euro për menaxhimin e pasojave të pandemisë COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Murati ka theksuar se kjo është bërë në kuadër të marrëveshjes së huamarrjes për Asistencë Mikro-Financiare.

Murati thotë se këto mjete financiare do të ndihmojnë në luftimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike të shpejtë e të qëndrueshme.

“Këto mjete do të na ndihmojnë në luftën ndaj pandemisë dhe për një rimëkëmbje ekonomike të shpejtë e të qëndrueshme”, ka shkruar Murati.

Njoftimi i plotë:

Pas plotësimit të të gjitha parakushteve, sot kemi pranuar transhin e dytë prej 50 milionë eurove nga Komisioni Evropian, në kuadër të marrëveshjes së huamarrjes për Asistencë Makro-Financiare.

Këto mjete do të na ndihmojnë në luftën ndaj pandemisë dhe për një rimëkëmbje ekonomike të shpejtë e të qëndrueshme.