Kolonat 3 km në Merdar dhe tek Dheu i Bardhë, pritje deri në 4 orë për të dal nga Kosova

07.01.2023

Bashkatdhetarë të cilët i kanë kaluar disa ditë në Kosovë për të festuar me familjarët e tyre për festat e fund vitit, kanë krijuar kolona të gjata në dy pikë kalimet kufitare, pasi po kthehen në vendet e tyre në shtetet e Evropës, aty ku jetojnë e veprojnë. Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve […]

Kolonat 3 km në Merdar dhe tek Dheu i Bardhë, pritje deri në 4 orë për të dal nga Kosova

Bashkatdhetarë të cilët i kanë kaluar disa ditë në Kosovë për të festuar me familjarët e tyre për festat e fund vitit, kanë krijuar kolona të gjata në dy pikë kalimet kufitare, pasi po kthehen në vendet e tyre në shtetet e Evropës, aty ku jetojnë e veprojnë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 09:07) bëhet e ditur se në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë pritja për të dalë nga Kosova është 240 minuta, ndërsa kolonat janë 2300 metra, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, edhe në pikën kufitare në Merdar pritjet janë të mëdha, ku sipas QKMK-së bëhet e ditur se pritjet për të dal nga Kosova janë 180-240 minuta, ndërsa kolonat janë 3000 metra.

Kolona raportohet të ketë edhe në pikat kufitare si Muçibabë ku pritjet janë 120 minuta dhe në pikën kufitare Mutidovë ku pritjet për të dal nga Kosova janë 90-120 minuta.

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e Kalimit KufitarHyrje (min)Dalje (min)Kolona (metra) 
Hyrje
Kolona (metra) 
Dalje
Qafë e Prushit03-0503-050000
Qafë e Morinës03-0503-050000
Kullë03-0503-050000
Bërnjak03.0503.050000
Glloboqicë03-0503-050000
Stançiq03-0503-050000
Vërmicë03-0503-050000
Hani i Elezit03-0503-050000
Jarinje03-0503-050000
Mutivodë03-0590-12000250
Muçibabë03-0512000600
Dheu i Bardhë03-05240002300
Merdarë03-05180-240003000

Etiketat