KMDLNJ: Kosova mbetet kampion i organizimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve të lira

  • 18.10.2021
KMDLNJ: Kosova mbetet kampion i organizimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve të lira

Gjatë fushatës nuk ishte regjistruar asnjë incident që do ta zbehte apo që do të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve falë një kulture të forcuar të subjekteve politike sikur edhe votuesve të mundshëm.

Natyrisht se lëvdata të shumta shkojnë në adresë të mediave e sidomos në adresë të organizatave që e monitoruan ecurinë e fushatës sikur edhe ditën e votimit.


Është krijuar një kulturë e pranimit të rezultateve të zgjedhjeve sikur që fituesit e zgjedhjeve u  uruan nga kundërkandidatët e që rrallë ndodhë , sidomos në vendet e Ballkanit.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve ishin shprehje e vullnetit të votuesve dhe , me këto rezultate përfundoi vetëm gjysma e këtij procesi zgjedhorë për kryetarë të komunave sikur që përfundoi i tërë procesi, në nivel vendi për asambleistët komunalë.

Dalja në zgjedhje , mbase për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia e shkaktuar me Covid -19 .

Sidoqoftë, mbetet që pas balotazhit të 14 nëntorit 2021 të pëprfundojë kompletimi i arkitekturës së pushtetit lokal, si shprehje e fuqisë së votës.

KMDLNj shpreson se edhe balotazhi do të shkojë pa asnjë problem dhe , në këtë mënyrë Kosova do ta rusjë primetin e vendit shembullorë për organizim dhe mbejtje të zgjedhjeve të lira , që nga fushata parazgjedhore e deri te dita e votimit sikur edhe koha pas certifikimit të rezultateve në bazë të të cilave edhe ndërtohen institucionet që dalin nga ato zgjedhjeve.

Është e arritur e madhe për Kosovën , një shtet që ende po e bënë shtetndërtimin , të organizojë zgjedhje e që lirisht mund të merren si model për shtetet e rajonit dhe , në një mënyrë , në këtë drejtim po krahasohet me shtete që e kanë një demokraci shumë më të konsoliduar dhe më të qëndrueshme .

KMDLNj –ë përgëzon të gjitha subjektet politike garuese për korrektësi sikur edhe akterët tjerë që kanë monitoruar këto zgjedhje apo që kanë raportuar për një punë profesionalisht të mirë e që kanë kontribuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve .

KMDLNj shpreson se edhe raundi i dytë do të zhvillohet në përputhje me kulturën e krijuar elektorale .

KMDLNj iu uron sukses në balotazh të gjitha subjekteve garuese dhe se suksesi do të jetë i lidhur dhe ndërlidhur me punën që e bëjnë në terren me aktivistë dhe votues të mundshëm.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë