Këto janë disa nga fshatrat e Kosovës që kanë aplikuar për tu bërë Komuna

15.07.2022

“Në raport që kam pranuar janë diku 17 kërkesa për formim të komunave të reja. Janë fshatra të mëdha që vetëvlesojnë që duhet të jenë komuna. Ky diskutim bëhet shumë aktual gjatë kohës së zgjedhjeve ose para zgjedhjeve, sidomos nga komunitetet pakicë diku në pjesë të Kosovës, po e them jo serb”, tha ai. Sipas […]

Këto janë disa nga fshatrat e Kosovës që kanë aplikuar për tu bërë Komuna Foto: Ilustrim

“Në raport që kam pranuar janë diku 17 kërkesa për formim të komunave të reja. Janë fshatra të mëdha që vetëvlesojnë që duhet të jenë komuna. Ky diskutim bëhet shumë aktual gjatë kohës së zgjedhjeve ose para zgjedhjeve, sidomos nga komunitetet pakicë diku në pjesë të Kosovës, po e them jo serb”, tha ai.

Sipas tij, këto fshatra nuk i kanë plotësuar kriter formal për diskutim.

“Nga raporti që kam parë nuk kanë plotësuar kriter formal për diskutim. Unë mendoj që duhet të kemi shumë kujdes në idenë të funksionimit të komunës”, ka thënë ministri Krasniqi.

Indeksonline ka dërguar pyetje tek Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për të marrë më shumë informacione rreth kërkesës së disa fshatrave për tu bërë qyt

Është kërkuar nga ministria e Krasniqit për procedurat ligjore që duhet ndjekur një fshat për tu bërë qytet.

“Ligji Nr. 03/L-041 “Për kufijtë administrativ të komunave” parashikon në nenin 10 Mënyrat e Ndryshimit të Kufijve administrativ të Komunave dhe më konkretisht Ndryshimi i kufijve administrativ të komunës bëhet me:

a) bashkimin e një apo më shumë komunave me një komunë ekzistuese;
b) bashkimin e dy apo më shumë komunave për formimin e një komune të re;
c) me ndarjen e një pjese të një komune (apo komunave) për t`iu bashkuar me një komunë tjetër;
d) me ndarjen e një pjese të një komune apo komunave për formimin e një komune të re.

Gjithashtu Neni 11 përcakton përmbajtjen e propozimeve dhe dokumentet mbështetëse për ndryshime të kufijve administrativ të cilat duhet të përfshijnë së paku:

a) hartën e territorit apo territoreve, kufijtë administrativ të cilave propozohen të ndryshohen, duke specifikuar kufijtë administrativ e rijnë të propozuar;
b) arsyetimin për nevojën e ndryshimeve të tilla dhe lehtësimin ose vështirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbime të ofruara nga komuna;
c) analizën e efekteve të ndryshimit në aspekt të qëndrueshmërisë ekonomike të komunës” thuhet në përgjigjen e MAPL-së.

Ministria e Elbert Krasniqi ka treguar për Indeksonline emrat e disa fshatrave që kanë ribërë kërkesë për tu bërë komuna.

“Në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal janë paraqitur 19 kërkesa për themelimin e komunave të reja, për të cilat MAPL ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kërkesat e adresuara përmbajnë një përshkrim sipërfaqësor dhe nuk thellohen në tedhëna si numrin e banorëve, arsyeshmërinë ekonomike, si dhe shumë elemente të tjera që janë të domosdoshme për themelimin e komunave të reja.

Disa nga këto komuna janë:

Zhegër – Komuna Gjilan

Vitomiricë – Komuna e Pejës

Orllan – Komuna e Podujevës

Runik – Komuna e Skënderajt

Zym – Komuna e Prizrenit

Krushë e Madhe – Komuna e Rahovecit”, thuhet në pëgjigjen e MAPL-së.