Qytetarët fajësojnë Komunën për neglizhencë gjatë borës, ngricave dhe vërshimeve

10.01.2026

Qytetarët e Suharekës po e fajësojnë drejtpërdrejt Komunën për mungesë reagimi në ditët e fundit, kur vendi është përballur me borë, ngrica dhe vërshime.

Qytetarët fajësojnë Komunën për neglizhencë gjatë borës, ngricave dhe vërshimeve Foto: Ilustrim

Sipas tyre, institucionet komunale kanë dështuar të ndërmarrin masa me kohë për pastrimin e rrugëve, parandalimin e rreziqeve nga ngricat dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga vërshimet.

Siç thonë qytetarët, pavarësisht thirrjeve dhe njoftimeve të vazhdueshme, reagimi i Komunës ka qenë i vonuar ose mungon krejtësisht, duke i lënë shumë lagje dhe fshatra të izoluara dhe në rrezik.

Qytetarët shprehen se partitë politike tregojnë angazhim më të madh vetëm në periudha zgjedhore, ndërsa në raste emergjente, përgjegjësia institucionale mungon. Ata kërkojnë veprime konkrete dhe të menjëhershme, duke theksuar se siguria dhe mirëqenia e qytetarëve duhet të jenë prioritet i vazhdueshëm i Komunës së Suharekës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More