Kështu do të subvencionohen nga Qeveria ata që do të kursejnë rrymë

03.09.2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një konferencë për media tha se inflacioni ka rënduar jetën e qytetarëve në Kosovë, prandaj do të fillojnë me një pako të re mbështetëse. Ai në konferencën për media me ministrin e Financave, Hekuran Murati tha se kjo po bëhet me qëllim që qytetarëve të ju lehtësohet përballja […]

Kështu do të subvencionohen nga Qeveria ata që do të kursejnë rrymë Foto: Ilustrim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një konferencë për media tha se inflacioni ka rënduar jetën e qytetarëve në Kosovë, prandaj do të fillojnë me një pako të re mbështetëse.

Ai në konferencën për media me ministrin e Financave, Hekuran Murati tha se kjo po bëhet me qëllim që qytetarëve të ju lehtësohet përballja me inflacionin.

Ai ka thënë se duke nisur nga gjendja e rënduar me energjinë më shumë se kurrë është e domosdoshme të kursehet.

“Do t’i subvencionojmë ata që kursejnë energjinë elektrike. Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak ne do të subvencionojmë dyfish faturën”, tha ai.

Sipas ministrit të financave, Hekuran Murati, kushdo që shpenzon më pak energji elektrike në muaj, krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar, do të do të subvencionohet.

“Për shembull nëse janë shpenzuar 1000 kilovatë orë në shtatorin e shkuar dhe sivjet 900, mund të konsiderohet se është bërë kursim prej 100 kilovatëve, ose 10 për qind. Për këtë përqindje do ta mbështesim subvencionimin e faturës 20 për qind. Dyfishin e kursimit që e bëjnë qytetarët”, ka thënë ai.