Bizneset Vende Pune Ofertat

Këshilli Prokurorial i Kosovës thërret takim të jashtëzakonshëm

Këshilli Prokurorial i Kosovës thërret takim të jashtëzakonshëm

16.11.2023 Lajme

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mbajë nesër (e premte) një takim të jashtëzakonshëm, pa bërë të ditur se për çfarë do të diskutohet.

Sipas njoftimit, takimi i KPK do të mbahet në orën 11:30, në sallën e takimeve, kati VI, objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Ju njoftojmë se Takimi i Jashtëzakonshëm i Këshillit Prokurorial transmetohet nesër në Facebook”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Tema e diskutimit nuk është bërë e njohur nga KPK.

Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka vendosur ende se cilët do të jenë hapat që do t’i ndjekë pas njoftimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për mos dekretimin e Blerim Isufajt në postin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Të përkujtojmë se KPK ka dorëzuar sërish në Presidencë emrin e Blerim Isufajt, për dekretim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Këshilli Prokurorial kërkon nga Avokati i Popullit të dërgojë Ligjin për Pagat në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli Prokurorial kërkon nga Avokati i Popullit të dërgojë Ligjin për Pagat në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), njofton opinionin publik se iu ka drejtuar me kërkesë Avokatit të Popullit që në zbatim të dispozitave kushtuese dhe ligjore të referojë Ligjin për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

KPK ka pasqyruar në këtë kërkesë komentet e vazhdueshme, të cilat janë bërë në lidhje me këtë ligj.

KPK konstaton se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik cenohet pavarësia dhe funksionalizimi i sistemit prokurorial për vetë faktin se kjo çështje është vendosur njëherë me Aktgjykimin numër KO 219/19 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Të gjitha pretendimet e ngritura nga KPK-ja, të cilat janë dërguar tek Avokati i Popullit, paraprakisht edhe tek hartuesit e këtij Ligji, janë të mbështetura në aktet dhe praktikat ndërkombëtare, të cilat kanë paraparë në mënyrë taksative se kur mund të zbritet paga e prokurorit të shtetit.

KPK shpreh gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit, me qëllim të referimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

KPK përkrah hartimin e një ligji për pagat në sektorin publik, i cili duhet të jetë i bazuar në praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare dhe i cili nuk do të cenojë pavarësinë dhe funksionalizimin e asnjë pushteti.

Këshilli i Prindërve kundërshton vendimin e Qeverisë për shkurtimin e gjysmëvjetorit shkollor

Këshilli i Prindërve kundërshton vendimin e Qeverisë për shkurtimin e gjysmëvjetorit shkollor

Këshilli i Prindërve të Kosovës nuk po pajtohet me vendimin e Qeverisë që përfundimi i gjysmëvjetorit shkollor të bëhet 10 ditë më herët.

Përmes një komunikate për media, Këshilli ka thënë se një vendim i tillë nuk është në interes të nxënësve, që edhe ashtu e filluan vitin shkollor me vonesë.

“KPK-ja konsideron se gjendja e pandemisë nuk e ka rënduar procesin mësimor sa për ta marrë qeveria një vendim të tillë, i cili fare nuk shkon në interes të nxënësve ngase viti shkollor ka filluar me vonesë, punohet me orar të shkurtuar dhe se interesi i nxënësve është që sa më gjatë të qëndrojnë në proces mësimor dhe jo të pushojnë pa nevojë 1 muaj”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, KPK është ankuar se nuk është konsultuar nga Qeveria kur është marrë ky vendim.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë pushimi i shkollave do të fillojë me 18 dhjetor dhe do të përfundojë me 18 janar.

IKD: Sistemi i drejtësisë në Kosovë rrezikon të shndërrohet në një agjenci qeveritare

IKD: Sistemi i drejtësisë në Kosovë rrezikon të shndërrohet në një agjenci qeveritare

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të mërkurën, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka publikuar raportin “Llogaridhënia e Gjykatësve dhe Prokurorëve”, i cili raport është rezultat i monitorimit të drejt për drejt të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se IKD ka gjetur se zbatimi në praktikë i Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe prokurorëve është sfiduar, dhe se janë evidentuar raste kur llogaridhënia ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve është zbatuar në mënyrë selektive.

Miftaraj gjatë konferencës për media të IKD-së shtoi se IKD ka evidentuar raste kur autoritetet kompetente kanë konstatuar shkelje të gjyqtarit apo prokurorit, por se rastin e kanë mbyllur në mënyrë të kundërligjshme, me arsyetimin se shkelja është e lehtë.

Sipas Miftarajt, problemet më të mëdha në zbatimin e këtij ligji janë shfaqur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, përkatësisht tek autoriteti kompetent i kësaj prokurorie, Kryeprokurori Kujtim Munishi.

Në anën tjetër, hulumtuesi i lartë nga IKD, Gzim Shala, ka thënë se sipas standardeve ndërkombëtare që i referohen administrimit të mirë të drejtësisë, pavarësia dhe llogaridhënia e gjyqësorit shkojnë së bashku, dhe se pa llogaridhënie, sistemi i drejtësisë rrezikon të shndërrohet në një agjenci qeveritare.

Tutje, Shala tha se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin për Përgjegjësi Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas të cilit ligj, disiplinimi i gjykatësve dhe prokurorëve i kthehet gjyqësorit dhe shuhet Zyra e Prokurorit Disiplinor, e cila zyrë, sipas Shalës, kishte dështuar të ushtrojë rolin e saj.

Shala ka thënë se nga fillimi i vitit 2020, IKD ka filluar që të deponojë ankesa disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve tek autoritetet kompetente, të cilat ankesa janë derivat i gjetjeve që IKD bënë gjatë monitorimit sistematik të sistemit të drejtësisë.

“Që nga fillimi i vitit 2020, IKD ka filluar që të iniciojë procedura disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, në rastet e shkeljeve disiplinore që IKD gjenë gjatë monitorimit sistematik. Gjatë periudhës kohore 1 janar – 30 qershor 2020, IKD ka iniciuar gjithsej 17 procedura disiplinore, 10 prej të cilave ndaj prokurorëve, dhe shtatë (7) ndaj gjykatësve. Sa i përket trajtimit të këtyre ankesave disiplinore nga ana e autoriteteve kompetente, përkatësisht Kryeprokurorëve dhe Kryetarëve të Gjykatave, IKD ka evidentuar disa raste kur vet autoritetet kompetente kanë kryer shkelje disiplinore pasi në kundërshtim me ligjin, nuk kanë vendosur fare në një ankesë disiplinore, apo kanë vendosur jashtë afatit të përcaktuar me ligj”, tha ai.

Shala tha se në trajtimin e ankesave disiplinore, autoritetet kompetente po tejkalojnë mandatin që kanë, duke marrë kompetenca nga KGJK dhe KPK, dhe duke amnistuar prokurorë dhe gjykatës të shumtë nga shkeljet procedurale.

“Referimi bazë për autoritetin kompetent është vetëm pranimi i ankesave, derisa dispozitat e tjera i japin mundësi autoritetin kompetent që vetëm të filtrojë ankesat disiplinore, përkatësisht të ndajë në mes të rasteve që përbëjnë çështje disiplinore dhe atyre që nuk përbëjnë një çështje të tillë. Por, nga monitorimi i zbatimit në praktikë të Ligjit Nr.06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, IKD ka gjetur se autoritetet kompetente kanë tejkaluar këtë kompetencë, me ç ’rast kanë hyrë në fushën e kompetencave që kanë panelet hetimore që themelohen nga këshillat, e madje edhe në kompetenca të vet këshillave. Kjo pasi që gama e vlerësimit nga autoritetet kompetente në këto raste ka qenë shumë më e gjerë se sa ajo që ka përcaktuar ligji, duke shndërruar kështu autoritetin kompetent në një institut tjetër nga ai siç është i përkufizuar me ligj. Kjo është bërë në atë mënyrë që autoritetet kompetente kanë dalë jashtë katër (4) filtrave të lejuar, dhe kanë vlerësuar rastet në gamën që lejohet të vlerësojnë vetëm panelet hetimore të këshillave dhe vetë këshillat”, ka thënë Shala.

Po ashtu, Shala ka thënë se kësaj mënyrë të veprimit nga ana e autoriteteve kompetente i ka kontribuar edhe Institucioni i Avokatit të Popullit, i cili institucion ka hequr dorë nga një pjesë e rolit që ka sipas Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

“Sipas Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Institucioni i Avokatit të Popullit ka për kompetencë të iniciojë kërkesë për fillimin e hetimit disiplinor si në rastin kur autoriteti kompetent nuk vendos brenda afatit ligjor, ashtu edhe në rastin kur autoriteti kompetent e hudhë poshtë një ankesë disiplinore, por se Avokati i Popullit ofron dëshmi të mjaftueshme se një ankesë e caktuar disiplinore nuk duhet të ishte hedhur poshtë. Por, Institucioni i Avokatit të Popullit ka vendosur që të mos trajtojë rastet kur autoritetet kompetente në mënyrë të kundërligjshme dhe të pabazuar hudhin ankesat disiplinore. Kjo për faktin se ky institucion ka ngatërruar vendimin e autoritetit kompetent me vendimet gjyqësore të nxjerra nga trupi gjykues apo gjyqtari i vetëm gjykues në një procedurë gjyqësore të caktuar. Duke vepruar në këtë mënyrë, Institucioni i Avokatit të Popullit ka hequr dorë nga kompetencat ligjore që ka sipas nenit 12.3 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Duke vepruar në këtë mënyrë, arbitraritetit të autoriteteve kompetente në masë të madhe i ka kontribuar edhe Institucioni i Avokatit të Popullit”, ka përfunduar Shala.

FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
Lami Palace Gastronomi Rr. Brigada 123, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
SuharekaOnline Media Rr. Brigada 123, pn, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë