Këshilli i prindërve letër Osmanit, Kurtit e Konjufcës: Kjo ndodh, nëse nuk arrini marrëveshje me SBAShK-un deri me 1 tetor

  • 28.09.2022
Këshilli i prindërve letër Osmanit, Kurtit e Konjufcës: Kjo ndodh, nëse nuk arrini marrëveshje me SBAShK-un deri me 1 tetor

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës iu është drejtuar me një letër të përbashkët presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe kryesisë së SBAShK-ut, të cilëve iu është kërkuar që urgjentisht të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që nxënësit të fillojnë mësimin.

“Ne si Kryesi e Këshillit të Prindërve të Kosovës, duke parë se gjendja me grevën në shkollat tona tanimë e ka humbur çdo arsye, ju drejtohemi me kërkesën që të lëvizni urgjentisht në mënyrë që nxënësit të kthehen në bankat shkollore!”, thuhet në letër.

“Ne si prindër, shumë herë jemi ndier të pafuqishëm dhe të zhgënjyer me gjendjen e krijuar. Deri më sot nuk i kemi drejtuar gishtin askujt për t’i kërkuar përgjegjësi për veprimet që po ndodhin në arsim.


Sot, konsiderojmë se jemi sfiduar qenësisht dhe gjendja me të cilën po përballemi nuk ka më asnjë kuptim, sepse prindërit kanë filluar ta humbin durimin”.

Tutje në letër, Këshilli i Prindërve paralajmëroi se nëse deri më 1 tetor nuk arrihet një marrëveshje mes Qeverisë dhe SBAShK-ut, do të organizohet protestë.

“Nëse deri të shtunën, me datë 1 tetor nuk gjendet zgjidhja, atëherë prindërit do të jenë të detyruar që të shprehin indinjatën e tyre përmes protestës!”, deklarohet në letër.

“Ju ftojmë edhe një herë që të adresoni kërkesën tonë me prioritet të lartë!”, përfundoi Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë