Kërkohet zgjidhje për shtesat e pensionistëve
Është duke u mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku është duke u diskutuar për vaksinat anti-COVID si dhe shtesat e pensionestëve. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj e ka quajtur të padrejtë uljen e shtesave si dhe ka shtuar se ende nuk po dihet asgjë […]
Është duke u mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku është duke u diskutuar për vaksinat anti-COVID si dhe shtesat e pensionestëve.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj e ka quajtur të padrejtë uljen e shtesave si dhe ka shtuar se ende nuk po dihet asgjë për kontratën për vaksinat kundër COVID-19.
Po ashtu ai ka thënë se stafit shëndetësorë që pa asnjë ditë pushim nuk duhet të iu ulet shtesat dhe se kjo është e padrejtë.
“Nëse shtesat janë dhënë në afatet kohore ata të cilat i marrin këto shtesa ata edhe nuk presin dhe ju duhet t’i gjeni këto mjete. Sa i përket kategorizimit nuk është mirë që të ngritën dilema, mjekët të cilët kanë përfituar shtesa kanë përfituar në bazë të ligjit”.
Gjithashtu, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kërkuar nga ministri i Financave, Punë dhe Transfere, Hekuran Murati, që të ofroj zgjidhje për pensionistët, pas ndalimit të shtesave për pensionistët.
Mustafa ia ka kujtuar se gjatë fushatës zgjedhore qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti kishte premtuar rritje të pensioneve.
“Gjatë fushatës zgjedhore ky pushtet premtoi rritje të pensioneve dhe në vend së të punoni në këtë drejtim këta u mblodh dhe bënë të kundërtën. Ministër ulu me kabinetin tënd dhe atë qeveritar dhe na ofro zgjidhje për pensionistët, mjekët e policët, nëse struktura buxhetore nuk po të lejon, rishikoje buxhetin”, ka thënë Mustafa.