Ministri Murati: Sot nis shpërndarja e shtesave prej 100 eurosh, rreth 60 persona kanë aplikuar për heqje dorë

27.12.2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë një konference për media pas mbledhjes së qeverisë, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të fillojë shpërndarja e pagave për sektorin publik, si dhe shtesat prej 100 eurosh.

Sipas Muratit, ky proces përfshin edhe shpërndarjen e shtesave të njëhershme, të miratuara në mbledhjen e fundit të qeverisë për vitin 2024, për kategori specifike si fëmijët e moshës 0-16 vjeç dhe pensionmarrësit.

Ai theksoi se është krijuar një mundësi për ata që nuk dëshirojnë të përfitojnë nga kjo shtesë, përmes një formulari refuzimi të vendosur në dispozicion. “Sa i përket formularit që kemi prezantuar, ka qenë si rrjedhojë e kërkesave që kanë ardhur. Kemi dashur të ofrojmë mundësinë që dikush që nuk dëshiron t’i marrë, të ketë mundësinë të refuzojë,” tha Murati.

Ministri shtoi se deri më tani janë pranuar vetëm 60 aplikime për refuzim, duke e cilësuar këtë si një numër të vogël krahasuar me përfituesit e mundshëm.

Ky vendim i qeverisë pritet të ndihmojë shumë familje dhe individë, sidomos në prag të fillimit të vitit të ri 2024, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për kategori të ndryshme të qytetarëve.