Kërkohet rritja e pagës minimale pas ngritjes së çmimeve

06.11.2021

Një rritje e tillë e çmimeve të produkteve sidomos ato ushqimore është vërejtur nga muaji shtator e tutje. Ndërkaq, si shkak i rritjes së çmimeve, tani rritja e pagës minimale është urgjente, kështu thonë njohësit e çështjeve ekonomike. Dardan Abazi nga INDEP, për EkonomiaOnline ka theksuar se është shqetësuese edhe qasja e qeverisë kundrejt konsumatorëve […]

Kërkohet rritja e pagës minimale pas ngritjes së çmimeve Foto: SuharekaOnline

Një rritje e tillë e çmimeve të produkteve sidomos ato ushqimore është vërejtur nga muaji shtator e tutje.

Ndërkaq, si shkak i rritjes së çmimeve, tani rritja e pagës minimale është urgjente, kështu thonë njohësit e çështjeve ekonomike.

Dardan Abazi nga INDEP, për EkonomiaOnline ka theksuar se është shqetësuese edhe qasja e qeverisë kundrejt konsumatorëve si dhe kategorive më të ndjeshme në shoqëri.

Po ashtu, ai ka thënë se shqetësuese është edhe rritja e shpejtë dhe rapide e çmimeve.

Sipas Abazit një nga opsionet e mundshme duhet të jetë edhe rritja e pagës minimale, në këtë mënyre që konsumatorët do të mund të kenë më tepër fuqi të konsumit.

“Edhe paga minimale është njëra nga opsionet, pra sidomos në planin afatmesëm dhe afatgjatë që ne e konsiderojmë që duhet të rritet, e në këtë mënyrë konsumatorët do të kenë më tepër fuqi të konsumit por edhe do të rritet mirqenia e përgjithshhme.

Ky vendim duhet të jetë i shoshitur mirë në kuptimin e analizave makro-ekonomike. Nuk mund të kemi rritje të pagës minimale si përgjigjie ndaj krizave të përkohshme, ajo duhet të jetë një masë që është analizuar mirë, pasi është vendim i pakthyshëm”.

Ai thotë se mirëqenia e qytetarëve nuk është rritur në ato përmasa, sa të mund të përballojnë rritjen e çmimeve, sipas tij Qeveria duhet të vijë me një sërë masash tjera.

“Ekonomia e Kosovës dhe mirëqenia e qytetarëve në përgjithësi nuk është se është rritur në përmasa të atilla që të mund të balancoj këtë rritje të çmimeve dhe të mund të përballoj këto çmime”.

Gjithashtu, edhe Erton Bega, njohës i çështjeve ekonomike ka theksuar se paga minimale është shumë e ulët dhe se nuk ka pasur ndryshime më shumë se një dekadë.