Kërkohet heqja e orës policore gjatë festave të fundvitit

05.12.2021

Sazan Ibrahimi, drejtor i AKK-së tha se përkrahin masat kundërCOVID-19, por kërkon heqjen e orës policore gjatë festave të fundvitit. Kreu i Asociacionit të Komunave të Kosovës konsideron se tashmë në prag të festave të fundvitit duhet të largohet ora policore. “Gjithashtu gjatë festave të fundvitit masa e orës policore të largohet në tërësi, por […]

Kërkohet heqja e orës policore gjatë festave të fundvitit Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Sazan Ibrahimi, drejtor i AKK-së tha se përkrahin masat kundërCOVID-19, por kërkon heqjen e orës policore gjatë festave të fundvitit.

Kreu i Asociacionit të Komunave të Kosovës konsideron se tashmë në prag të festave të fundvitit duhet të largohet ora policore.

“Gjithashtu gjatë festave të fundvitit masa e orës policore të largohet në tërësi, por kërkojmë edhe nga diaspora që besojmë se do të vijë në masë të jashtëzakonshme, që të vijnë të vaksinuar, në mënyrë që edhe ne të kemi një fundvit të suksesshëm dhe ta festojmë në mënyrë të dinjitetshme.

Besojmë që vetëdija e qytetarit në Kosovë, por edhe jashtë saj, është në nivel të tillë që të vaksinohen apo të imunizohen, sepse po shihet që vetëm vaksinimi apo imunizimi është arma e vetme që po lufton parandalimin e përhapjes së COVID-19”, tha ai për KosovaPress.