Kërkohet heqja e orës policore, AKK: Do të jetë vetëm pengesë për qytetarët gjatë festave të fundvitit

21.12.2021

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) kanë thënë se ora policore nuk ka asnjë argument që ndihmon në luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi ka deklaruar se ora policore do të jetë vetëm pengesë për qytetarë gjatë festave të fundvitit. Ai ka thënë se Asociacioni i Komunave do t’i […]

Kërkohet heqja e orës policore, AKK: Do të jetë vetëm pengesë për qytetarët gjatë festave të fundvitit Foto: Ilustrim

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) kanë thënë se ora policore nuk ka asnjë argument që ndihmon në luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi ka deklaruar se ora policore do të jetë vetëm pengesë për qytetarë gjatë festave të fundvitit.

Ai ka thënë se Asociacioni i Komunave do t’i përkrahin masat që japin rezultat sa i përket parandalimit dhe luftimit të përhapjes së COVID-19, por sipas tyre ka argumente shkencore që ora policore nuk e lufton pandeminë.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës së bashku me drejtorët komunalë i kanë përkrahur dhe do t’i përkrahin të gjitha masat që kanë dhënë rezultat dhe japin rezultat sa i përket parandalimit të përhapjes së Covid-19, por kemi edhe argumente shkencore që ora policore nuk e lufton pandeminë”, ka thënë Ibrahimi për “Epoka e re”.

Ai ka vlerësuar se lehtësira duhet të ketë edhe për qytetarët e imunizuar.

“Gjithashtu, gjatë festave të fundvitit masa e orës policore duhet të largohet në tërësi. Kërkojmë edhe nga diaspora që të vaksinohet, në mënyrë që edhe ne të kemi një fundvit të suksesshëm dhe ta festojmë në mënyrë të dinjitetshme.

Besojmë që vetëdija e qytetarit në Kosovë dhe jashtë saj është në nivel të tillë që të vaksinohen apo të imunizohen, sepse po shihet që vetëm vaksinimi apo imunizimi është arma e vetme që po lufton parandalimin e përhapjes së Covid-19”, ka thënë ai.