Kërkesat për tërheqjen e kursimeve pensionale, Trusti: Ne zbatojmë vendimet që merren nga institucionet

  • 15.02.2022
Kërkesat për tërheqjen e kursimeve pensionale, Trusti: Ne zbatojmë vendimet që merren nga institucionet

Kjo, sipas tyre, do ta zbuste sadopak situatën e vështirë financiare aktuale, do të ndikonte në rritjen e konsumit dhe ngjalljen e aktivitetit ekonomik te bizneset.

Me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, të nxjerrë në dhjetor 2020 nga Qeveria e Avdullah Hotit, qytetarëve iu ishte mundësuar të tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Trusti. Për katër muaj sa zgjati aplikimi, 427 371 veta tërhoqën mbi 197 milionë euro. Rreth 120 milionë euro prej tyre do të rimbursohen në 5 vitet e ardhshme, për personat që tërhoqën më pak se 1 mijë euro (kishin nën 10 mijë euro kursime).


Mustafë Kadrijaj, ekspert i ekonomisë, para disa dite ka thënë se pandemia Covid-19 e ka bërë të veten dhe ka ndikuar në të gjitha fushat, në uljen e aktivitetit ekonomik dhe rritjen e krizës ekonomike dhe financiare.

Kadrijaj po ashtu tha se meqë Qeveria e Kosovës nuk po mund t’i përkrahë bizneset dhe qytetarët, së paku duhet t’ua japë mundësinë që qytetarët t’i tërheqin 20% nga Trusti.

Sipas tij, pandemia ka ulur nivelin e mjeteve në portofolin e çdo qytetarit dhe të secilit biznes. “Këto probleme u bartën dhe ndikuan në rritjen e çmimeve në të gjitha lëmit, si në sektorin e ushqimeve e të ngjashme”.

“Është shumë e mirëseardhur për qytetarët tërheqja e 20 % të Trustit për faktin se do ta lehtësonte jetën ekonomike të tyre. Po ashtu do të ndikonte në fuqizimin e konsumit, rrjedhimisht do të ndihmonte edhe vetë biznesin”, tha ai.

Gjithashtu edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ditë më parë ka ri-propozuar tërheqjen e mjeteve financiare nga Fondi i Kursimeve Pensionale (Trustit) deri në 30 për qind.

Haxhiu këtë propozim e ka dhënë me arsyetimin se është bërë shtrenjtimi i rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor.

“Me kërkesë të shumë qytetarëve ri-propozoj: tërheqjen e mjeteve financiare për qytetarët nga Trusti Pensional deri në 30 për qind. Pas shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor është më se e nevojshme që Qeveria ta sjell në votim propozimin tim për tërheqjen e Trustit Pensional deri në 30 për qind”, kishte kërkuar Haxhiu.

Lidhur me këtë, Trusti në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se zbatojnë legjislacionin që nxirret nga institucionet e vendit dhe se ka mandat vetëm për menaxhimin e fondeve.

“Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës e ka për mandat t’i administrojë dhe menaxhojë kontributet pensionale të qytetarëve të Kosovës deri në pensionim. Kjo nënkupton zbatimin e legjislacionit në fuqi, i cili nxirret nga institucionet përgjegjëse të vendit. Pra, ne mund të deklarohemi vetëm për çështjet që bien në fushën e veprimit tonë institucional”, tha zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.

Kujtojmë se tërheqja e 10% të kursimeve ishte mundësuar me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë. Qysh atëherë kishte pasur propozime që qytetarëve t’iu lejohej të merrnin deri në 30 për qind nga Fondi Pensional i tyre.

Vetëvendosje, e cila në atë kohë kishte mbetur në opozitë, e kishte kundërshtuar tërheqjen e kursimeve pensionale, sikurse dhe rimbursimin, me arsyetimin se “përfitojnë më shumë ata që kanë paga më të mëdha prej shtetit”.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kishte dalë kundër tërheqjes së 10-përqindëshit nga Fondi Pensional i Kursimeve. Sipas FMN-në, tërheqja e këtyre parave, zvogëlon pensionet e ardhshme dhe kufizon madhësinë e tregut të brendshëm të kapitalit.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë