Kërkesa e nxënësve të Suharekës arriti edhe në Kuvend, kërkohet lejimi i mbajtjes së mbrëmjes së maturës

Kërkesa e nxënësve të Suharekës arriti edhe në Kuvend, kërkohet lejimi i mbajtjes së mbrëmjes së maturës
Çlirim Gashi

03.06.2021 / Lajme

Vitin e kaluar në mesin e aktiviteteve që u ndaluan ishte edhe matura dhe ekskurzionet e nxënësve.

Por edhe këtë vit, ndonëse janë liruar masat, s’dihet ende se a do të lejohen këto dy aktivitete.

Në mëngjesin e së mërkures kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka mbajtur një takim me nxënësit dhe drejtorët e shkollave të mesme të kësaj komune, ku edhe kanë kërkuar që të lejohet mbajtja e mbrëmjes së maturës si dhe ekskurzioni.

Ndërsa kryetari Muharremaj pas takimit ka bërë një kërkesë publike ndaj MASHT-it dhe MSH-së për shqyrtimin e mbajtjes së mbrëmjes së maturës dhe ekskurizoneve.

Ndërsa sot ende është duke vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën deputetët po debatojnë në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që të lejohet mbajtja e mbrëmjes e maturës.

 “Ka një mungesë serioze të koordinimit të dikastereve të përcaktuara të procesit të vaksinimit. Kërkesa jem për ju është edhe pse arsimi primar është përgjegjësi e komunës mirëpo masat e shtetit që ta bëni një plan të saktë të procesit të vaksinimit të mësimdhënësi. Asociacioni i Komunave të Kosovës thotë që të organizohet matura dhe ekskursioni dhe është një çështje që ndodh një herë në jetë dhe kërkoj prej jush që t’i shikosh mundësit që të mbahet mbrëmja e maturës”.

RAPORTO