Kërcënoi grevistët me pezullim të pagave, kërkohet shkarkimi i zv/sekretarit të Ministrisë së Financave

25.08.2022

Sot në Kosovë ka filluar greva e përgjithshme e sektorit publik, për shkak që sindikalistët nuk kanë arritur të merren vesh me Qeverinë për të parandaluar grevën e paralajmëruar ditë më parë. Sindikatat i kanë bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë qasjen dhe të realizojë kërkesat për mbështetje prej 100 euro për sektorin […]

Kërcënoi grevistët me pezullim të pagave, kërkohet shkarkimi i zv/sekretarit të Ministrisë së Financave

Sot në Kosovë ka filluar greva e përgjithshme e sektorit publik, për shkak që sindikalistët nuk kanë arritur të merren vesh me Qeverinë për të parandaluar grevën e paralajmëruar ditë më parë.

Sindikatat i kanë bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë qasjen dhe të realizojë kërkesat për mbështetje prej 100 euro për sektorin publik.

Në një dokument të siguruar nga një media, bëhej e ditur se zv. sekretari i ministrisë Financave, Enis Spahiu ka kërkuar që të gjithë ata që i janë bashkuar grevës të pezullohen nga paga.

Lidhur me këtë, ka shkruar juristi Xhevdet Smakiqi.

Smakiqi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se BSPKA-ja dhe SBASHK-u me këtë tash duhet grevës t’i shtojnë edhe një kërkesë tjetër.

Shkarkimin e Spahiut nga detyra.

Sipas Smakiqit, grevat janë të garantuara me nenin 27 par.4 të Ligjit Për Organizimin Sindikal Nr.04/-L-011 punëdhenësit i ndalohet të ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj grevistëve.

Postimi i tij i plotë:

BSPK-ja dhe SBASHK-u duhet shtuar tash kerkesen shtesë për shkarkimin e Zv.Sekretarit te Pergjthshem te Ministrise se Hekuran Muratit Enis Spahiu.

Grevat e puntoreve janë te garanuara me nenin 27 par.4 te Ligjit Per Organzimin Sindikal Nr.04/-L-011 punëdhenësit i ndalohet te ndermarrin masa ndeshkuese ndaj grevistëve.

Etiketat