KEK-u rikthen në funksion njësinë B-1 të Termocentralit Kosova B

18.12.2024

Pas një pune intensive, njësia rikthehet në operim, duke siguruar stabilitet në prodhimin e energjisë elektrike

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton me kënaqësi se njësia B-1 e Termocentralit Kosova B është rikthyer në operim pas një ndërprerjeje të shkaktuar nga defekte në kaldajë.

Falë angazhimit të jashtëzakonshëm të të gjithë stafit teknik, defektet e paraqitura, konkretisht rrjedhjet e ujit, janë sanuar me sukses. Kështu, sot më datë 18 dhjetor 2024, në orën 15:35, njësia është sinkronizuar me rrjetin elektrik.

Rikthimi në funksion i njësisë B-1 përfaqëson një arritje të rëndësishme për KEK-un, pasi kontribuon në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike në vend.