KEK-u kërkon sërish rritje të çmimit të energjisë

13.10.2022

Skënder Haziri, kryesuesi i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) derisa ka raportuar në Komisionin Hetimor për energji, ka kërkuar përsëri shtrenjtimin e energjisë elektrike. Sipas tij, një gjë e tillë të ndodhë vetëm për të pasur investime e sistem të qëndrueshëm energjetik në vend. “Nuk pajtohem që s’ka pasur nevojë me u rritë […]

KEK-u kërkon sërish rritje të çmimit të energjisë Foto: Ilustrim

Skënder Haziri, kryesuesi i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) derisa ka raportuar në Komisionin Hetimor për energji, ka kërkuar përsëri shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Sipas tij, një gjë e tillë të ndodhë vetëm për të pasur investime e sistem të qëndrueshëm energjetik në vend.

“Nuk pajtohem që s’ka pasur nevojë me u rritë çmimi i energjisë, përkundrazi edhe tash ka nevojë me u rritë ky çmim, përkundër asaj që dikush mundet mos me u pajtua.

Nëse dëshirojmë të bëjmë investime kapitale dhe të krijojmë një sistem të qëndrueshëm energjetik në Kosovë, bartës i së cilit është Korporata Energjetike e Kosovës, nuk kemi qare pa pasur mjete shtesë. Këto mjete shtesë nëse nuk i sigurojmë përmes afarizmit të ndërmarrjes, ne duhet me i marrë prej buxhetit të Kosovës”, theksoi Haziri.