KEDS: Zjarret po djegin edhe asetet elektroenergjetike

28.03.2022

Gjatë vikendit në Kosovë ka pasur një numër të konsiderueshëm të zjarreve anekënd vendit, duke përfshirë edhe disa fshatra të Komunës së Suharekës. Nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS ka theksuar se zjarret kanë shkaktuar edhe djegien e aseteve elektroenergjetike në disa raste në komuna të ndryshme të Kosovës. Po ashtu, nga […]

KEDS: Zjarret po djegin edhe asetet elektroenergjetike Foto: Ilustrim

Gjatë vikendit në Kosovë ka pasur një numër të konsiderueshëm të zjarreve anekënd vendit, duke përfshirë edhe disa fshatra të Komunës së Suharekës.

Nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS ka theksuar se zjarret kanë shkaktuar edhe djegien e aseteve elektroenergjetike në disa raste në komuna të ndryshme të Kosovës.

Po ashtu, nga KEDS kanë shtuar se kjo situatë është e papranueshme, pasi përvec dëmtimit të aseteve, po ndikon direkt në ndërperjen e energjisë elektrike për mijëra konsumatorë.

“Ekipet tona kanë qënë vazhdimisht në vatrat e zjarreve ku janë afektuar asetet e KEDS-it dhe kanë bërë maksimumin që dëmet të jenë sa më të vogla”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Gjithashtu, ata kanë apeluar tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes në rastet e zjarreve, sidomos atyre të qëllimshme, pasi po shkaktohen dëme të konsiderheshme materiale, riparimi i tyre po merr kohë, ndërsa edhe konsumatorët po mbesin kohë të gjatë pa energji elektrike.