KEDS shkyq nga rrjeti “hajnat” e rrymës

17.12.2021

Gjithsej janë kontrolluar tetë lokacione në Prizren. Cak ishin biznese kryesisht të vogla. Pas vërtetimit të keqpërdorimit me energjinë elektrike, u morën veprimet e duhura. Por kjo punë nuk përfundon këtu, pasi KEDS thotë se do të ndërmarrë hapat ligjor të cilët parashohin deri në tre vjet burg për keqpërdoruesit dhe mbulim të dëmeve të […]

KEDS shkyq nga rrjeti “hajnat” e rrymës Foto: Ilustrim

Gjithsej janë kontrolluar tetë lokacione në Prizren. Cak ishin biznese kryesisht të vogla.

Pas vërtetimit të keqpërdorimit me energjinë elektrike, u morën veprimet e duhura.

Por kjo punë nuk përfundon këtu, pasi KEDS thotë se do të ndërmarrë hapat ligjor të cilët parashohin deri në tre vjet burg për keqpërdoruesit dhe mbulim të dëmeve të shkaktuara.

Vjedhja e rrymës, sipas KEDS, është edhe e rrezikshme për ata që e aplikojnë.

“Keqpërdorimi i energjisë elektrike po e rëndon edhe më shumë krizën energjetike në vend. Konsumatorët që po e keqpërdorin atë, përpos që po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në rrjet, njëkohësisht po rrezikojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve.

KEDS ka ZERO tolerancë për konsumatorët e tillë andaj çdo ditë po ndërmirren aksione të tilla në mënyrë që kjo dukuri të shuhet njëherë e mirë në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.