KEDS: Rreth 8.66% e faturës mujore gjatë vitit shkon për larjen e rrobave

16.11.2021

Nëse ju përdorni makinën e larjes së rrobave me fuqi 2000W, mesatarisht 1 larje në ditë, shpenzimi mujor do të ishte 61 kWh, që ndryshe përkthehet rreth 8.66 % të faturës mujore gjatë vitit – shkon për larje të rrobave. Tanimë KESCO dhe KEDS kanë bërë përpilimin e listës së pajisjeve shtëpiake që shpenzojnë më […]

Nëse ju përdorni makinën e larjes së rrobave me fuqi 2000W, mesatarisht 1 larje në ditë, shpenzimi mujor do të ishte 61 kWh, që ndryshe përkthehet rreth 8.66 % të faturës mujore gjatë vitit – shkon për larje të rrobave.

Tanimë KESCO dhe KEDS kanë bërë përpilimin e listës së pajisjeve shtëpiake që shpenzojnë më së shumti energji elektrike, duke filluar nga nxemësja që kryeson në këtë radhitje, bojleri, pajisjet për gatim, përfshirë këtu edhe makina e larjes së rrobave.

Ju sugjerojnë të përkujdeseni për përdorimin e këtyre pajisjeve dhe të kursejmë energjinë elektrike, pikërisht në këtë kohë kur bota dhe vendi ynë po përballet me një krizë të madhe energjetike.

*Përllogaritjet janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiak, pa llogaritur shpenzimin e ngrohjes me energji elektrike.