KEDS paralajmëron shtrenjtim të rrymës në Kosovë deri në 30%
Sipas tij deri në prill kjo rritje mund të arrijë afër 40 përqindëshit. “Në bazë të kalkulimeve që i kemi bërë, ngase varet edhe sa do të jetë konsumi, por kërkesa për rritje nga prilli e tutje do të jetë deri në 30 përqind. Ky është minimumi, nën to vështirë se do të mbetet. Jemi […]
Sipas tij deri në prill kjo rritje mund të arrijë afër 40 përqindëshit.
“Në bazë të kalkulimeve që i kemi bërë, ngase varet edhe sa do të jetë konsumi, por kërkesa për rritje nga prilli e tutje do të jetë deri në 30 përqind. Ky është minimumi, nën to vështirë se do të mbetet.
Jemi duke e blerë dikun 300 euro megavatin, ndërsa e shesim te konsumatori me 69 euro, nuk ka sistem në botë që mund të mbijetojë”, ka thënë ai në ATV.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme edhe Ministrja Rizvanolli ka bërë thirrje te qytetarët që të shmangin ngrohjen me energji elektrike por të shfrytëzojnë alterantiva të tjera.