KEDS: Konsumi i energjisë elektrike po rritet nga dita në ditë, po rritet edhe sasia që duhet importuar nga jashtë

02.12.2021

Ndërsa, sipas tyre bashkë me konsumin, po rritet edhe sasia e energjisë elektrike që duhet importuar nga jashtë. Ndër faktorët që po ndikojnë në këtë rritje të konsiderueshme, sipas tyre është ngrohja me energji elektrike e pjesës më të madhe të konsumatorëve të amvisërisë. Këtë vit për shkak të krizës energjetike, çmimet e importit janë […]

KEDS: Konsumi i energjisë elektrike po rritet nga dita në ditë, po rritet edhe sasia që duhet importuar nga jashtë Foto: Ilustrim

Ndërsa, sipas tyre bashkë me konsumin, po rritet edhe sasia e energjisë elektrike që duhet importuar nga jashtë.

Ndër faktorët që po ndikojnë në këtë rritje të konsiderueshme, sipas tyre është ngrohja me energji elektrike e pjesës më të madhe të konsumatorëve të amvisërisë.

Këtë vit për shkak të krizës energjetike, çmimet e importit janë pesëfishuar dhe sasia që duhet importuar është shumë e lartë me ftohjen e motit. Për të pasur dimër më të lehtë, dhe për ta menaxhuar sa më mirë situatën, ne apelojmë konsumatorët për kursim.

“Çdo kilovat i kursyer, është i vlefshëm! Prandaj, të fillojmë nga sot të kursejmë. Vetëm krejt bashkë mund të kemi ndikim”, thuhet në njoftim.